Kodheli takohet me Derek Chollet
Pëlqej
Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli gjatë punimeve të samitit të NATO në Uells zhvilloi një takim me z. Derek Chollet, asistent i sekretarit të Mbrojtjes së SHBA për çështje të sigurisë ndërkombëtare. Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë në sfidat e sigurisë që komuniteti ndërkombëtar është duke përballuar së fundmi.

Ministrja Kodheli vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm në fushën e mbrojtjes me SHBA duke e cilësuar këtë si një partneritet serioz. Ajo theksoi se lufta kundër terrorizmit kërkon mbështetjen dhe bashkëpunim të gjerë. Znj. Kodheli garantoi se Shqipëria do të jetë prezent si një aleat i denjë për të dhënë kontributin e saj.
Nga ana e tij, z. Chollet falënderoi ministren Kodheli për zhvillimin e këtij takimi dhe nënvizoi rëndësinë e partneritetit me Shqipërinë. Ai shprehu vlerësimin e lartë të SHBA për rolin dhe kontributin që vendi ynë ka dhënë dhe po jep në adresimin e sfidave të sigurisë, të cilat kanë një implikim të madh për zonën Euroatlantike. Zyrtari i lartë amerikan vlerësoi përfshirjen e Shqipërisë në operacionin në ndihmë të qeverisë së Irakut, duke u shprehur se Shqipëria ishte ndër të parët vende që iu përgjigj thirrjes së tyre.

Ministrja Kodheli gjatë samitit në Uells ka takuar gjithashtu edhe sekretarin amerikan të Mbrojtjes, z. Chuck Hagel. Ai falënderoi zonjën Kodheli për të gjithë kontributin e dhënë nga Shqipëria në kohë krizash dhe pasigurie botërore.
Shtuar më 05/09/2014, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori