Kodheli: Në mandatin e parë PS do hapë 75.000 vende pune
Mimi Kodheli
Gjatë fjalës së saj në kongres deputetja e PS-së Mimi Kodheli ka bërë një prezantim të pikave kryesore të këtij programi duke e cilësuar si zgjidhjen e vetme për zhvillimin e vendit ishte dalja nga varfëria ku është futur vendi.

Sipas pikave të prezantuara nga kjo deputete, me ardhjen e PS në pushtet do të hiqej taksa e sheshtë. “Ne do heqim taksën e TVSH-së për prodhimet bujqësore, për ilaçet. Ne do të heqim taksën e sheshtë, nuk mund të taksohen të gjithë njësoj, do ulim taksat për 95% të shqiptarëve, por dhe 5% do të jetojnë më mirë, me vendosjen e taksës progresive”- tha ajo.

Ndërsa sipas saj një problem madhor për vendin ishte edhe papunësia, ku një numër i madh të rinjsh janë pa punë. Sipas saj Partia Socialiste do të arrinte që në mandatin e parë të saj do të hapte rreth 75.000 vende pune.
“Ne do të krijojmë 75 000 vende punemandatin e parë qeverisës, 300000 vende pune në 4 vjet, ky është angazhimi jonë solem. Programi është liri e garantuar për çdo sipërmarrje, luftim në masë i monopoleve. Ne do të zgjidhim përfundimisht çeshtjen e pronës, ne kemi vision të qartë për zhvillimin e vendit”-tha Kodheli./albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori