Ekzekutohet në atentat biznesmeni nga Shkodra
Kodheli: Komisioni i Ekonomise t'i kthehet normalitetit
Albeu.com
Partia Socialiste ka shprehur pakënaqësi për veprimtarinë e Komisionit të Ekonomisë dhe njëherësh ka paralajmëruar se nuk do lejojë diskutimin në afate qesharake të ndryshimit të buxhetit të shtetit në Komision.
Deputetja Mimi Kodheli kërkoi që veprimtaria e Komisionit të Ekonomisë të kthehet në normalitet ndërsa duke folur për ligjin për ndryshime në buxhetin 2010, ajo theksoi se ka një rëndësi jetike shqyrtimi me transparencë në këtë kohë krize. " Qeveria njoftoi ndryshime ne buxhet që tregon qartësisht analizan e PS-së për krizën që ka prekur buxhetin. Por ne nuk do lejojmë diskutimin në afate qesharake te buxhetit të krizës. Ne do ndalojmë buxhetin që të thellojë me tej grabitjen e buxhetit të shqiptarëve", theksoi ajo.
Shtuar më 07/07/2010, ora 14:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori