Kodheli: Ja ndryshimet që do kenë FA-të me ligjin e ri
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve projektligjin për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të cilin e përcaktoi si domosdoshmëri për të korigjuar ato që ajo i quajti, mangësi të ligjit aktual.
Me ligjin e ri për Forcat e Armatosura, ushtarakët do të dalin në një moshë më të madhe në rezervë si dhe do të lirohen më vonë.


“Rritje e moshës së daljes në rezervë. “Ushtria nuk plaket, vetëm bën që profesionistët dhe ekpertë të mbeten për një kohë akoma më të gjatë brenda Forcave të Armatosura dhe të mos dalin në rezervë apo lirim në kulmin e kësaj pjekurie”, u shpreh Kodheli para anëtarëve të Komisionit parlamentar të Sigurisë.

Ligji i ri parashikon elje të trysnisë mbi ushtarakët, rritje të moshës së daljes në pension e lirimit, si dhe ulje të barrës financiare për buxhetin e shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2014, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori