Spektakolar Sadiku, realizon supergol në Spanjë (VIDEO)

Malaga është duke fituar me rezultatin 2-1 ndaj Mirandes në takimin e vlefshëm për kampionatin “La Liga 2”.

Armando Sadiku po vazhdon të tregojë një formë fantastike te Malaga, për t’u rikthyer në kohën më të mirë.

Këtë herë sulmuesi shqiptar ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 65.

Një realizim shumë i bukur nga futbollisti elbasanas, që e ka dërguar topin në rrjetë vetëm me nuhatje dhe pa e parë portën.

Festa ka qenë e madhe dhe menjëherë pankina është ngritur për të përgëzuar Armando Sadikun, pasi ekipi ndodhet në një moment të vështirë sa i përket renditjes.


Shtuar 26.01.2020 12:40