Kodheli i përgjigjet Berishës: Të kam lënë Zotin, se me ty s'merret dot njeri!
Rënia e dy pilotëve të ushtrisë në aksidentin e ndodhur mesditën e së mërkurës në Shkodër, ka pikëlluar edhe ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Por ajo nuk ka qëndruar në heshtje, por i është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë një statusi të ish kryeministrit Berisha.

"Eshte e frikshme qe pa u varrosur ende dy djemte qe humben tragjikisht jeten ne aksidentin e djeshem, politika e hienave u versul te shqyeje te vdekurit, per te ushqyer partine e baltes!

Pa u thare ende boja e letres se ngushellimit qe kapot e partise se baltes u derguan familjareve te dy sherbetoreve besnike te shtetit, kapot dhe vrasesit e tyre me pagese te se vertetes, u versulen te hedhin balte mbi viktimat.

Ka nje shprehje populli per rastin, kur te vine perballe krijesa te tilla te erresires: Te kam lene Zotin, se me ty s'merret dot robi!

Ndersa per keto hiena politike, une mund te them vetem se i'a kemi lene popullit sovran te shohe, te degjoje e te gjykoje per ta!

Dhe jam e bindur qe edhe me keq do t'i gjykoje se ç'i gjykoi ne 2013 e ne 2015!

Qershori i ardhshem do te shpagoje me voten e popullit gjithe balten e tyre te neveritshme!". /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2016, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori