Kodheli i dorëzohet Nikollës: Jam e vdekur...(VIDEO)
Emisioni “Kjo javë” i gazetares Nisida Tufa në “News 24” ka sjellë në rubrikën humoristike “Oops” pamje nga disa prej momenteve më pikante të jetës politike në vend të patransmetuara në kronikat televizive të lajmeve.

Mes momenteve gazmore të videos, që i sjell personazhet kryesore të politikës në një këndvështrim tjetër, është edhe momenti kur kryeministri, Edi Rama kafshon thonjtë në Kuvend.

Një tjetër moment i patransmetuar në kronikat televizive është edhe çasti kur ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i shpreh në një moment dobësie ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, lodhjen e saj duke i thënë në Kuvend. “Jam e vdekur”./Albeu.com/

Shtuar më 11/03/2017, ora 19:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori