Kodheli: Forcat e armatosura kanë zero të bëjnë me trafikun e drogës
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka deklaruar gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit se do të çojë në prokurori të gjitha shkeljet e konstatuara në ministrinë që ajo drejton. Kodheli theksoi se opozita e kishte çuar ushtrinë në limitet e korrupsionit.

“Pse radarët e hapësirës bregdetare i kishit fikur dhe nuk punonin prej dy vitesh. Këta ishin radarë që monitoronin kanalin e Otrantos. Radarët janë vënë në punë në janar të këtij viti mbas dy vjet e gjysmë që nuk punonin. Do vazhdoj ta bëj detyrën time si ministre dhe do dërgoj në prokurori të gjitha shkelet e konstatuara.

I keni çuar forcat e armatosura në limitet e korrupsionit. Oficerë madhorë në krye të forcave të armatosura që merrnin ryshfet nga ushtarët. Admniralë që vinin grada gabim. Gjeneralë që vidhin në ditën me diell. Janë më shumë se 16 milionë euro fatura të papaguara. Si ka mundësi që e konsideruar ushtrinë një lopë për tu mjelë. E rithem forcat e armatosura kanë zero të bëjnë me trafikun e drogës.”
Shtuar më 22/05/2014, ora 21:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori