Kodheli: FA, zero lidhje me trafikun e drogës
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli iu është përgjigjur sot akuzave të Partisë Demokraktike për përfshirjen e ForcaveArmatosuratrafikun e drogës. Duke folur gjatë senacës ku po diskutohej ngritja e një komisioni të ri hetimor për drogën, Kodheli u shpreh se do te bëjë punën e saj në mënyrë të palëkundur.

“Do të vazhdoj ta bëj punën time si ministre si gjithnjë dhe do të dërgoj në prokurori çdo shkelje që do të konstatoj. Opozita e çoi ushtrinë në kufijtë e korrupsionit dhe ju siguroj që ushtria ka zero lidhje me trafikun e drogës. Nuk ka mbetur asnjë faturë nga e kaluara për modernizimin e ForcaveArmatosura” u shpreh Kodheli.

Me tej ministrja Kodheli akuzoi qeverinë e mëparshme se i kishte kthyer Forcat e Armatosura në një lopë për të mjelë. Ajo tha se janë bërë shumë shkelje, dhe se FA-të janë çuar në limitet e korrupsionit./albeu.com/
Shtuar më 22/05/2014, ora 17:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori