Rreth 200 mijë, groposen gjatë natës pirgu i pulave të ngordhura në Durrës (FOTO LAJM)

Pulat e ngordhura në Durrës pak ditë më parë, janë groposur gjatë natës.

Sipas burimeve, bëhet me dije se pulat janë groposur në një zonë të bashkisë së Shijakut, larg zonave të banuara.

Vendi më pas është dezinfektuar me solucionet përkatëse, për të shmangur çdo problem infeksioni.

Kujtojmë se ende nuk është zbuluar shkaku i ngordhjes së mbi 200 mijë pulave në Durrës./albeu.com/


Shtuar 22.03.2022 09:57