Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte sot në Qendrën Shëndetësore nr.2 në Tiranë duke shpjeguar se si do të funksionojë rimbursimi i barnave për të prekurit nga
koronavirusi.
Gjatë komunikimit me mjekët, Manastirliu shpjegoi bashkë me ta se si do të operohet në rastet kur një i prekur nga
koronavirusi paraqitet tek
mjeku i
familjes shkruan albeu.com.
Sipas ministres, një i prekur nga
koronavirusi fillimisht duhet të komunikojë me mjekun e
familjes. Pas kësaj,
mjeku i jep atij recetën bashkë me një kod
unik, me të cilin pacienti paraqitet në farmaci.
Pasi sheh kodin
unik, farmacia i siguron pacientëve barnat për koronavirusin të rimbursuara me të cilat mund të trajtohet në shtëpi.
E gjithë procedura vlen për të sëmurët me simptoma të lehta apo të mesme, ndërsa nëse situata rëndohet është
mjeku i
familjes që e vlerëson dhe më pas ai mund të trajtohet në spital.
Shtuar më 05/12/2020,
ora 10:07