Koço Kokëdhima kapet "mat" pranë vendit ku PS po zhvillon asamblenë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Sot po vijon punimet Asambleja e Partisë Socialiste, ku ministrat janë duke folur mbi detyrat dhe prioritetet e tyre, por duket se socialistët nuk janë "vetëm" aty.

I pranishëm në hotelin ku po zhvillohen punimet është edhe Koço Kokëdhima, i larguari me bujë nga PS-ja pas përplasjeve me Gramoz Ruçin dhe Edi Ramën.

Në foton e publikuar nga Gazeta Shqiptare, Kokëdhima duket të ngjisë shkallët e katit të dytë të hotelit, një prej sallave të të cilit po zhvillohet asambleja. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2017, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori