Koçi: Kompanitë e sigurimit do të përgjigjen brenda 3 ditësh për aksidentet
Pëlqej
Kreu i Autoriteti të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi i ftuar në “Ekopolitikë” në Ora News thotë se kompanitë do të përgjigjet brenda tre ditësh për aksidentet rrugore.

Pjesa nga deklaratat:

Koçi: Për mendimin tim, jemi duke hartuar strategjinë 5 vjeçare për zhvillimin e institucionin. Së pari si të ndërtojmë konceptim mbikëqyrës të institucionit duke u përballur me dinamikën e tregjeve dhe së dyti, zgjerimi i tregjeve financiare.

Strategjia do të prezantohet muajin e ardhshëm dhe me një synim; në 5 vitet e ardhshme nga tregu më i dobët do të jemi tregu më i fuqishëm në rajon. Ne kemi një grup prej 5 këshilltarësh që punon. Në qoftë se do të kemi një treg sigurimi të zhvilluar, në qoftë se kemi fond pensionesh vullnetare të zhvilluara, fonde investimesh, apo bursa, pa dyshim që do të realizohen. Të gjithë takimet që kemi pasur me operatorët e tregut, ata janë shprehur të gatshëm.

Në momenti që paguan lekët, ai ka përgjegjësinë publike. Pa dyshim që kompania do t’i përgjigjet dhe me këtë zhvillim që kemi, në qoftë se një dëm brenda tre ditësh nuk paguhet do të nxirret në sistem dhe qytetari nuk ka pse të ankohet.
Shtuar më 24/11/2017, ora 21:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori