Koalicioni në krizë, Meta braktis Kuvendin sapo kryeministri merr fjalën (FOTO LAJM)

Koalicioni PS-LSI me shumë gjasa është kthyer një marrëdhënie për “sytë e botës” pasi raporti mes tyre jo vetëm që është ftohur por duket më i acaruar se kurrë.

Ditën e sotme në fillimet e punimeve të Kuvendit ishin të pranishëm të dy liderat e koalicionit por Meta ka gjetur momentin më delikat për t’u larguar nga salla, pikërisht me marrjen e fjalës nga Rama.

Sic e shihni edhe në fotot më poshtë, publikuar nga “BW”, çastin kur Meta çohet nga karrigia për të dalë jashtë sallës, sapo Rama zbret në foltore.

Mesohet se Rama ka dashur të tregohet miqesor me Meten pasi sapo hyri në seancë nxitoi të takonte atë të parin.

Dy aleatët në qeveri zhvilluan pak dy ditë më parë një darkë në ambientet e kryeministrisë që mesa duket nuk i ka sheshuar ende kontradiktat mes tyre./albeu.com/




Shtuar më 23/02/2017, ora 13:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori