Koalicioni i majtë propozon Edi Ramën kryeministër të vendit
Mbërrin në Presidencë propozimi i Aleancës për Shqipërinë Evropiane (ASHE) për emërimin e Edi Ramës si Kryeministër i Shqipërisë.

Propozimi i dërguar Presidentit Bujar Nishani, është firmosur nga krerët e partive të koalicionit të majtë, i përbërë nga PS, LSI dhe PBDNJ, njofton Portali Albeu.com.

Pas pranimit të propozimit, pritet vendimi i Presidentit Nishani, i cili do të mandatojë Ramën për formimin e qeverisë së re. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2013, ora 20:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori