Koalicioni i majtë, Pittella takon Ramën dhe Metën
Zëvendës Presidenti i Parlamentit Europian, Gianni Pittella ka zhvilluar sot një takim me kreun e PS-se, Edi Rama dhe drejtues te tjere socialiste. Pas takimit, Rama dhe Pittella nuk janë prononcuar për mediat por mësohet se në qendër të bisedës ka qenë situata e fundit politike dhe zgjedhjet e 23 qershorit.


Pas disa minutash, Pittella ai do të takohet edhe me kreun e LSI-së, Ilir Meta. Vizita e tij vjen një ditë pasi Lëvizja Socialiste për Integrim pranoi kërkesën e Partisë Socialiste për t’u bashkuar në një koalicion parazgjedhor. /albeu.com/


Shtuar më 04/04/2013, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori