Koalicioni, Gjinushi pritet të firmosë sot paktin me Ramën
Një ditë para skadimit të afateve për nënshkrimin e marrëveshjeve për koalicioneve parazgjedhore, kreu i PS-së Edi Rama ka nënshkruar dje marrëveshje edhe me tre parti të tjera. Ato janë Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos, Aleanca Demokristiane e Zef Bushatit dhe Aleanca Popullore, e njohur ndryshe si lëvizja çame, e drejtuar nga Artur Dojaka.

Ndërsa sot Rama pritet të zyrtarizojë marrëveshjen edhe me kreun e PSD-së Skënder Gjinushi, me të cilin negociatat kanë qenë gjithashtu të vështira.


"KOALICIONI “ALEANCA PËR SHQIPËRINË EUROPIANE”
1. Partia Socialiste Edi Rama
2. Partia Socialiste e Moderuar Gjergj Koja
3. Partia Komuniste Shqiptare Qemal Cicollari
4. Partia e Punës Shqiptare e Reformuar Marko Dajti
5. Partia Komuniste Shqiptare 8 Nëntori Preng Cuni
6. Partia për Prosperitet Demokratik Yzeir Fetahu
7. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare Gjet Ndoj
8. Partia për Unitet Kombëtare Idajet Beqiri
9. Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve Astrit Kosturi
10. Partia e Gjelbër PGJ Edlir Petanaj
11. Partia e Çështjeve Shqiptare Bujar Shurdhi
12. Partia G99 Ervin Mete
13. Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi
14. Partia për të Drejtat e Emigrantëve Ymer Kurti
15. Partia Rruga e Lirisë Kurt Kola
16. Partia kristian Demokrate Dhimitër Muslia
17. Partia Reformatore Demokratike Skënder Halili
18. Partia Toleranca e Re e Shqipërisë Avdi Keci
19. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet Halim Seitaj
20. Partia Socialpunëtore e Shqipërisë Ramadan Ndreka
21. Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara Afrim Jeshili
22. Aleanca për Barazi e Drejtësi Evropiane Valentin Mustaka
23. Partia e Punës e Shqipërisë Muharrem Xhafa
24. Partia Ambientaliste Nasi Bozheku
25. Partia e Bashkimit Popullor të
Pensionistëve shqiptarë Selami Jenisheri
26. Partia e Pajtimit Kombëtar Spartak Dodi
27. Partia Shqiptare Atdheu Kreshnik Osmani
28. Partia e Bashkimit Republikan Shqiptar Zane Llazi
29. Partia Mendimi i Djathtë Liberal Mustafa Lici
30. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim Nikolin Staka
31. Aleanca Popullore Artur Dojaka
32. Aleanca Demokristiane Zef Bushati
33. Partia Demokracia Sociale Paskal Milo
Shtuar më 24/04/2013, ora 10:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori