Koalicion PD-LSI ne zgjedhjet lokale
Albeu.com
Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë në koalicion me PD edhe në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në pranverën e vitit 2011. Këtë e konfirmoi zevendëskryetari i kësaj partie Edmond Haxhiansto.Në deklaratën e dhënë për televizionin Oranews, Haxhinasto tha se ka nisur puna për përzgjedhjen e këshilltarëve, ndërsa për kryetarët doë të ketë kandidatë të përbashkët me PD. Deklarata u bë pikërisht në ditën kur LSI doli kundër PD lidhur me miratimin e ligjit për SHISH. Qëndrimi zyrtar i LSI ishte se nëse ky projektligj nuk do të konsultohet me ekspertë të NATO-s kjo forcë politike nuk do ta votonte. Kjo la të nënkuptohej se mes këtyre dy forcave që bashkëqeverisin prej një viti, kishte krisje, por një gjë të tillë e ka hedhur poshtë Haxhinasto. Haxhinasto ka komentuar edhe aksidentin e fundit tragjik në Gjegjan të Pukës ku humbën jetën 14 persona dhe u plagosën 12 të tjerë. Në cilësinë edhe të zëvendësministrit të Transporteve, Haxhiansto tha se kjo ministri pritet të marrë masa që lidhen edhe me konferencën kombëtare të sigurisë në rrugë.
Shtuar më 19/07/2010, ora 23:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori