KMSH shpreh ngushëllimet për vikitmat e aksidentit
Komuniteti Musliman Shqiptar (KMSH)
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përmes një njoftimi për shtyp ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave të aksidentit të ndodhur pasditen e së hënës në aksin Himarë-Sarandë, ku sipas raportimeve zyrtare një autobus me 33 studentë nga Elbasani në bord ka rënë në humnerë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 12 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Në këto çaste të vështira për familjarët dhe të afërmit, Komuniteti Mysliman merr pjesë në dhimbjen e tyre, duke bashkëndarë pikëllimin që sjell kjo humbje e pazëvendësueshme.

Në këto momente hidhërimi për mbarë shqiptarët, lutemi që Zoti t’i mëshirojë viktimat dhe t’u japë forcë familjarëve për përballimin e kësaj humbjeje të pazëvendësueshme.

Gjithashtu shpresojmë e lutemi për shërim të shpejtë të personave të plagosur në këtë aksident me pasoja të rënda.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë u bën thirrje të gjithë besimtarëve që të angazhohen për dhurim vullnetar të gjakut në ndihmë të plagosurve nga tragjedi.
Shtuar më 21/05/2012, ora 20:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori