KMSH shpërndan mijëra paketa me mish kurbani
Mijëra paketa me mish kurbani janë shpërndarë këtë vit në të gjitha rrethet e Shqipërisë me rastin e Kurban Bajramit, për familjet në nevojë, në mënyrë që edhe ato të festojnë këtë ditë të shënuar.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Dijanetin e Turqisë, si dhe shoqatave e donatorëve të ndryshëm kanë dhuruar kurbane mijëra në të gjithë vendin.
Numri i paketave të kurbaneve tre kilogramshe në total shkon në mbi 30 mijë.

Paketat e kurbaneve në kryeqytet u janë shpërndarë, të varfërve, familjeve të policëve të rënë në detyrë, shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, azilit të pleqve “Shtëpia e të Moshuarve”, fëmijëve me aftësi të kufizuar, si dhe njerëzve të tjerë në nevojë. E njëjta procedurë shpërndarje është ndjekur edhe në rrethet e tjera të vendit.

Mbledhja dhe shpërndarja e Kurbaneve është organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim të ngushtë me fondacione të ndryshme dhe myftinitë e rretheve.

Gjithashtu falë bashkëpunimit të Komunitetit Mysliman me autoritetet vendore dhe shoqërinë civile, është bërë i mundur identifikimi i familjeve në nevojë, në secilin rreth të Shqipërisë. Kurbanet konsistojnë në qindra paketa për secilin qytet.

Vlen të theksohet se ndryshe nga vitet e kaluara këtë vit janë shpërndarë një sasi e madhe kurbanesh, dhe do të vazhdojnë të shpërndahen edhe të premten dhe të shtunën. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2012, ora 14:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori