KMSH ngushëllon familjet e viktimave të aksidentit
Pëlqej
Kryetari i KMSH-së, Selim Muça
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimaveaksidentit të ndodhur në aksin Fier-Tepelenë mbrëmjen e djeshme, që mori jetën e 9 personave dhe shkaktoi plagosjen e 41 të tjerëve.

Në këto çaste të vështira për familjarët dhe të afërmit, Komuniteti Mysliman merr pjesë në dhimbjen e tyre, duke bashkëndarë pikëllimin që sjell kjo humbje e pazëvendësueshme.

Në këto momente hidhërimi për mbarë shqiptarët, lutemi që Zoti t’i presë me falje e pëlqim viktimat dhe t’u japë forcë familjarëve për përballimin e humbjes. Gjithashtu shpresojmë e lutemi për shërim të shpejtë të personave të plagosur në këtë aksident me pasoja të rënda.
Shtuar më 09/11/2010, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori