Gjithçka drejt përfundimit, Dybala vazhdon me Juventusin

Pas një historie të gjatë mosmarrëveshjes, ngecjesh, avancimesh dhe  kundërshtimesh, duket se argjentinasi, Dybala do të qëndrojë te Juventusi.

Drejtuesit e klubit dhe përfaqësuesit më në fund kanë arritur marrëveshjen dhe kapiteni do të mbetet te “Zonja e Vjetër”.

Për argjentinasin ishin të interesuara disa klube evropiane, por tanimë gjithçka ka marrë fund.

 


Shtuar 18.09.2021 20:34