KMSH grup pune për çështjen e xhamive ilegale
Skënder Bruçaj
Komuniteti Mysliman ka ngritur një grup pune për çështjen e xhamive ilegale në Shqipëri.

Në një intervistë për MAPO-n, kreu i ri i këtij komuniteti Skënder Bruçaj, shprehet se KMSH ka komunikuar dhe shkëmbyer informacione dhe të dhëna me Komitetin e Kulteve për këtë problem.

“Ne kemi ngritur grupin e punës për të identifikuar problemet brenda institucioneve në varësi, si xhamitë apo myftinitë. Kjo është një nismë e ndërmarrë menjëherë pas zgjedhjes sime në krye të komunitetit. Është menduar që të komunikohet me personat që kanë kontribuar për ndërtimin e xhamive, si me ata që kanë dhënë tokën, ashtu edhe me ata që kanë kontribuar me të holla për ndërtimin e tyre. Po ashtu, do të komunikohet edhe me drejtuesit e këtyre xhamive”, tha Bruçaj.

Megjithatë, ai e pranon se nuk do jetë e lehtë, ndërsa shton se duhet edhe ndihma e institucioneve të shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2014, ora 13:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori