KMSH do të presë zbardhjen e vendimit
Pëlqej
Pas vendimit të sotëm të Këshillit Kombëtar të Territorit, i komunikuar nga vet kryeministri Rama për anulimin e pjesshëm të lejes së ndërtimit të xhamisë, saktësisht godinës polifunksionale në afërsi të xhamisë, Portali Albeu.com ka arritur të sigurojë edhe komentin e parë nga zyrtarë të lartë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Sipas zyrtarit në fjalë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, si institucion që përfaqëson pjesën më të madhe të shqiptarëve nuk do të përfshihet në debate në lidhje me këtë vendim deri në zbardhjen dhe komunikimin e vendimit nga ana e insitucionit vendimmarrës Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Pas mbledhjes së sotme të KKT-së, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpalli ngrirjen e përkohshëm të lejeve te ndërtimit në qytetin e Beratit, Gjirokastrës dhe Krujës, si dhe anulimin e ndërtimit të godinës polifunksionale, në plan për t’u ndërtuar së bashku me Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 00:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori