Kontrolli i Lartë i Shtetit nënshkruan marrëveshjen Bashkëpunimi me Agjencinë
Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Marrëveshja parashikon mbështetjen e TIKA-s për zhvillimin e infrastrukturës së teknologjisë së informacionit në KLSH, nëpërmjet
sigurimit të versionit të përditësuar të Programit kompjuterik të
auditimit IDEA dhe trajnimit të audituesve të KLSH-së për përdorimin e këtij programi,
sigurimit të
pajisjeve të TI dhe Zbatimit dixhital të sistemit të menaxhimit të
auditimit.
Për këtë komponent të fundit të marrëveshjes, është siguruar edhe ndihma e Gjykatës
Turke të Llogarive, partner i KLSH-së. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2014,
ora 17:53