KLSH: Shpenzimet e ambasades shqiptare ne SHBA jane te jashtezakonshme
Albeu.com
Kontrolli i Larte i Shtetit gjate kontrollit dhe inspektimit te bere ne ambasaden shqiptare ne SHBA ka konstantuar deme te konsiderueshme te natyres financiare te cilat kapin shifren 150 mije dollare.Zyrtare te KLSH-se, bene te ditur se kjo shume mund te jete dhe me e madhe, por shuma ekzakte do te behet e ditur pas disa diteve. Sipas kontrolleve te ndermarra ish ambasadori Fatos Tarifa, i perfolur kohe me pare per mitmarrje ka kryer shpenzime te jashtezakonshme qe justifikohen me dreka, darka, pritje, udhetime, etj. Godina e kesaj ambasade disa kohe me pare eshte riparuar, nderkohe qe per pjesen me te madhe te ketyre riparimeve nuk ekzistojne dokumenta. Nga kontrollet e ushtruara edhe shpenzimet personale te ambasadorit Tarifa kapin shifra shume te larta.

Kontrolli ndaj shpenzimeve te Tarifes ka filluar qe para lenies se detyres dhe inspektimi ka vazhduar edhe pas largimit te tij. Nje kopje e relacionit te KLSH-se, i eshte dorezuar edhe vete ish ambasadorit Tarifa nga i cili deri tani nuk ka patur asnje lloj reagimi.
Shtuar më 15/09/2005, ora 22:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori