Mund të jemi më të varfërit, por Tirana ka jetesën më të shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor

Tirana është kryeqyteti më i shtrenjtë për të jetuar në Ballkanin Perëndimor.

Indeksi “Mercer” mat kostot e jetesës në shumë qytete të botës, duke i renditur nga më i shtrenjti tek ai më i liri.

Nga 209 kryeqytete të listuara sipas llogaritjeve për vitin 2020, kryeqyteti i Shqipërisë renditet i 163-ti.

Pas Tiranës vjen kryeqyteti i Bullgarisë (180), ai i Serbisë (183), i Bosnje Hercegovinës (197) dhe Maqedonia e Veriut renditet e fundit nga vendet e Ballkanit Perëndimor (202), shkruan exit.

Prishtina dhe Podgorica nuk janë pjesë e raportit i cili bëhet përmes një pyetsori që e plotësojnë të huajt që jetojnë në qytetet e listuara.


Shtuar 16.06.2020 17:00