Prokuroria e Kumanovës akuzon 10 persona për shkelje të masave

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë kërkon gjobë deri në 1.000 euro në kundërvlerë të denarëve, për nëntë persona, banorë të Kumanovës dhe një person, banor i Kriva Pallankës.

Të gjithë akuzohen se kanë shkelur nenin 206 alinea 1 të Kodit Penal, gjegjësisht nuk kanë respektuar masat shëndetësore gjatë epidemisë shkruan.

Të pandehurit nuk kanë respektuar masat dhe vendimet e miratuara për ndalimin e lëvizjes së popullatës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kështu ata kanë lëvizur gjatë orës policore nëpër Kumanovë dhe Kriva Pallankë pa leje përkatëse.


Shtuar 22.04.2020 11:21