KLSH kallëzon ish-kreun e ALUIZNI-t
Pëlqej
Ish-drejtori dhe 2 ish-përgjegjësa të sektorit të drejtorisë së ALUIZNI-t Tirana 1, janë paditur penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për kryerje të legalizimeve të jashtëligjshme.

Pas auditimit të realizuar në periudhën Janar 2012-Dhjetor 2013 në Agjencinë Rajonale të Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) Tirana, janë konstatuar shkelje që i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 162 milionë lekë, ose mbi 1.5 milionë dollarë. Sipas KLSh, legalizime të jashtëligjshme janë bërë për 125 subjekte, nëpërmjet lëshimit të lejeve të legalizimit në zona me Studim Urbanistik nga Bashkia Tiranë, në zonën e gjelbër të Parkut të Liqenit Artificial, në strukturën e rrugës, në zonën e Qytetit Studenti, në zonën pranë depos së Ujit, në zona poshtë linjave të tensionit të lartë, si dhe duke legalizuar troje ende në proces shqyrtimi nga gjykata.

Pas konstatimit të shkeljeve, KLSH ka kallëzuar penalisht ish-drejtorin e këtij institucioni K.B., dhe e ish-përgjegjësat e sektorëve R.D. dhe T.B., për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal.

Sipas KLSH shkeljet konsistojnë në:

A. Shkelje, të meta e mangësi, në zbatimin e procedurave ligjore lidhur me: mbledhjen, përpunimin dhe administrimin e të dhënave për ndërtimet pa leje, përgatitjen e dokumentacionit për kualifikimin dhe certifikimin e objekteve informale (leje legalizimi), shqyrtimin dhe miratimin e kërkesave për objektet informale, si dhe për llogaritjen e vlerës së parcelës ndërtimore, në kundërshtim me ligjin nr. 9482">9482, datë 03.4.2006">2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, VKM nr. 438, datë 28.6.2006">2006 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit të zbatueshëm, për të kualifikuar objektet në ndërtim, që legalizohen ose jo” dhe VKM nr. 1620, datë 26.11.2008 “Për miratimin e çmimeve të trojeve, që ndodhen në të gjitha bashkitë dhe në disa komuna”.

Më konkretisht KLSH konstatoi:

5 raste të legalizimit të ndërtimeve informale ndërkohë që etapat e procesit të ankimit në gjykatë nuk kishin përfunduar, veprim ky në kundërshtim me nenin 26, të ligjit nr. 9482">9482, datë 3.4.2006">2006 dhe pikën 6 të VKM-së nr. 438, datë 28.06.2006">2006;

8 raste të legalizimit të ndërtimeve informale në zonën e gjelbër të parkut të liqenit artificial, veprim ky në kundërshtim me nenin 31, pika 1, germa “a” dhe 39, të ligjit nr. 9482">9482, datë 3.4.2006">2006, pikën 2, germa “e” dhe pika 4, të VKM nr. 438, datë 28.06.2006">2006, Vendimit të Këshillit Bashkiak (VKB) nr. 4, datë 23.06.2004 “Për miratimin e vijës kufizuese të Parkut të Liqenit Artificial”, si dhe Planin e Përgjithshëm Vendor (PPV) të Bashkisë Tiranë, miratuar me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT)-së nr. 1, datë 15.02.2013;

19 raste të legalizimit të ndërtimeve informale në troje private, për të cilat Bashkia Tiranë ka planifikuar ndërtime shumëkatëshe, veprim ky në kundërshtim me nenin 2, pika 4 dhe 4.2, të

ligjit nr. 9482">9482, datë 3.4.2006">2006, pika 2 germa “b”, pika 8, e VKM nr. 438, datë 28.06.2006">2006, si dhe Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë.

32 raste të legalizimit të ndërtimeve informale të ngritura mbi strukturën e rrugëve, veprim ky në kundërshtim me nenin 2, pika 4, të ligjit nr. 9482">9482, datë 3.4.2006">2006, pikën 2/b të VKM nr. 438, datë 28.06.2006">2006, si dhe Kreun III “Rregullat mbi sistemin rrugor dhe transportin (skema e miratuar e rrjetit rrugor)”, të Rregullores të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë;

4 raste të legalizimit të ndërtimeve informale të ngritura poshtë linjave të tensionit të lartë, veprim ky në kundërshtim me nenin 4, pika 1, nenin 39 dhe 40, të ligjit nr. 9482">9482, datë 03.04.2006">2006 dhe pikën 8.1, të VKM nr. 438 datë 28.06.2006">2006;

1 rast legalizimi të ndërtimit informal brenda zonës së Qytetit Studenti, veprim ky në kundërshtim me neni 42, pika 2 dhe 3, të ligjit nr. 9482">9482 datë 03.04.2006">2006, dhe pikën 2, germa “c”, të VKM nr. 438, date 28.06.2006">2006;

1 rast legalizimi të ndërtimit informal brenda territorit mbrojtës të depos së ujit, veprim ky në kundërshtim me nenin 39 dhe 42, pika 2, të ligjit nr. 9482">9482, datë 3.4.2006">2006, dhe pikën 2, gërma “e”, të VKM nr. 438, datë 28.06.2006">2006, si dhe Kreun II, “Sistemet e furnizimit me ujë”, pika 2, nënpika 2.12.2 të VKM nr. 1304, datë 11.12.2009 “Për miratimin e modelit të rregullores “për furnizimin me ujë dhe për kanalizimet në zonën e shërbimit të ujësjellës-kanalizime SH.A”;

B. Shkaktimin e dëmit ekonomik në Buxhetin e Shtetit, në vlerë 162.6 milionë lekë duke ndikuar në mungesën e të ardhurave për fondin e kompensimit monetar ndaj ish-pronarëve, i cili në mënyrë të detajuar konsiston në:

-54 raste për të cilat tarifat e parcelës ndërtimore nuk janë llogaritur sipas neneve 20 dhe 27, të ligjit nr. 9482">9482, datë 03.4.2006">2006 dhe VKM nr. 1620, datë 26.11.2008, duke shkaktuar një vlerë dëmi prej 159,491,750 lekë dhe

-1 rast të legalizimit të ndërtimit pa u likuiduar tarifa e parcelës ndërtimore me një vlerë dëmi në shumën 3,150,600 lekë.

Për këto shkelje, KLSH ka kryer kallëzim penal, duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse për ish Drejtorin K.B. të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Tirana 1 dhe ish përgjegjësit e sektorëve R.D. dhe T.B., të cilët në mos përmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

KLSH kallëzim penal edhe për ish-kreun e ALUIZNI Berat

KLSH ka kallëzuar penalisht edhe ish-drejtorin, ish-përgjegjësin dhe 2 specialistë të sektorit të drejtorisë së ALUIZNI Berat, për legalizim të jashtëligjshëm për 188 subjekte. Pas auditit të realizuar në këtë drejtori për periudhën Janar 2012-Dhjetor 2013, janë kostatuar shkelje që i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 103 milionë lekë, ose rreth 1 milionë dollarë.

Pas konstatimit të shkeljeve janë bërë kallëvzime penale për ish-drejtorin e këtij institucioni K.P., ish-përgjegjësin e sektorit A.M. dhe 2 ish specialistët D.Ç e R.B., për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal.

Sipas KLSH këta përsona kanë dhënë leje legalizimi në zona me Studim Urbanistik nga Bashkia Berat, në zonën e mbrojtur në Berat, në afërsi me strukturën e rrugëve, pranë rrjetit të ujësjellës-kanalizimit, si dhe duke legalizuar objekte të pandërtuara.

Shkeljet kanë të bëjnë me:

A. Shkelje, të meta e mangësi, në zbatimin e procedurave ligjore lidhur me: mbledhjen, përpunimin dhe administrimin e të dhënave për ndërtimet pa leje, përgatitjen e dokumentacionit për kualifikimin dhe certifikimin e objekteve informale (leje legalizimi), shqyrtimin dhe miratimin e kërkesave për objektet informale, si dhe për llogaritjen e vlerës së parcelës ndërtimore, në kundërshtim me ligjin nr. 9482">9482, datë 03.4.2006">2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, VKM nr. 438, datë 28.6.2006">2006 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit të zbatueshëm, për të kualifikuar objektet në ndërtim, që legalizohen ose jo” dhe VKM nr. 1620, datë 26.11.2008 “Për miratimin e çmimeve të trojeve, që ndodhen në të gjitha bashkitë dhe në disa komuna”.

Më konkretisht KLSH konstatoi:

3 raste të legalizimit të ndërtimeve informale në zonën e mbrojtur muzeale të Beratit, veprim ky në kundërshtim me nenin 39, të ligjit nr. 9482">9482, datë 03.04.2006">2006, pikën “ç” të VKM nr. 438, datë 28.06.2006">2006, pikën 1 të nenit 29 të ligjit nr. 9048 datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore” dhe VKM nr. 6, datë 07.01.2005 “Për miratimin e zonave arkeologjike, brenda qendrave të banuara në Shkodër, Lezhë, Krujë, Durrës, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Sarandë”;

41 raste të legalizimit të ndërtimeve informale në zona me Studim Urbanistik nga Bashkia Berat, veprim ky në kundërshtim me nenin 2 dhe neni 39, të ligjit nr. 9482">9482, datë 3.4.2006">2006, pikën 2 të VKM nr. 438, datë 28.06.2006">2006 , Studimet Urbanistike për lagjet “Çlirimi,

Dëshmorët e Kombit dhe Barrikadë”, si dhe Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Berat, miratuar me Vendim të KKT-së nr. 7, datë 20.12.2012, por dhe Rregulloren në zbatim të tij;

29 raste të legalizimit të ndërtimeve informale të ngritura mbi strukturën e rrugëve, veprim ky në kundërshtim me nenin 2, pika 4, të ligjit nr. 9482">9482, datë 3.4.2006">2006, pikën 2/b të VKM nr. 438, datë 28.06.2006">2006, si dhe “Rregullat mbi sistemin rrugorë dhe transportin (skema e miratuar e rrjetit rrugorë)”, të Rregullores të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Berat;

4 raste të legalizimit të ndërtimeve informale brenda territorit mbrojtës të rrjetit të ujësjellës kanalizimit, veprim ky në kundërshtim me nenin 39 dhe 42, pika 2, e ligjit nr. 9482">9482, datë 3.4.2006">2006, pikën 2, germa “e”, të VKM nr. 438, datë 28.06.2006">2006, si dhe Kreu II, “Sistemet e furnizimit me ujë”, pika 5 të VKM nr. 1304, datë 11.12.2009 “Për miratimin e modelit të rregullores “për furnizimin me ujë dhe për kanalizimet në zonën e shërbimit të ujësjellës-kanalizime SH.A”;

2 raste të legalizimit të ndërtimeve informale pa qenë ndërtuar më parë objekti ndërtimor (në momentin e legalizimit), veprim ky në kundërshtim me nenin 1 dhe 2, të ligjit nr. 9482">9482, datë 03.04.2006">2006 dhe pikën 1 të VKM nr. 438, datë 28.06.2006">2006.

B. Shkaktimin e dëmit ekonomik në Buxhetin e Shtetit, në vlerë 101.6 milionë lekë duke ndikuar në mungesën e të ardhurave për fondin e kompensimit monetar ndaj ish-pronarëve, i cili në mënyrë të detajuar konsiston në:

105 raste për sipërfaqen prej 38150.92 m2, në të cilat mos pagesa për sipërfaqen e plotë të parcelës ndërtimore e ardhur si rezultat i diferencës ndërmjet sipërfaqes së legalizuar dhe sipërfaqes të zaptuar, e llogaritur në kundërshtim me parashikimet në nenin 20, të ligjit nr. 9482">9482, datë 03.04.2006">2006, ka shkaktuar një vlerë dëmi prej 101,576,444; dhe

4 raste ku vlera e tarifës së parcelës ndërtimore nuk është llogaritur sipas funksionit për të cilin është lejuar shfrytëzimi ka shkaktuar dëm ekonomik me vlerë 1,341,383 lekë, si veprim në kundërshtim me nenin 6,7,9 dh 10, të ligjit nr. 9482">9482, datë 03.4.2006">2006 dhe pikën 1, germa “i”, pika 2 dhe pika 3, të VKM nr. 437, datë 28.06.2006">2006.

Për këto shkelje, KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse për ish Drejtorin K.P. të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Berat, dhe ish përgjegjësin e sektorit A.M. dhe 2 specialistët D.Ç e R.B., të cilët, në mos përmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Shtuar më 25/09/2014, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori