Tottenham tenton të gjejë zëvendësuesin e Kane në Seria A

Tottenham po kërkon një qendërsulmues. Dëmtimi i kapitenit Harry Kane ka shqetësuar jo pak Jose Mourinhon dhe klubi londinez po tenton të gjejë një bomber në merkato. Alternativat cilësore janë të pakta, por Spurs e kanë një plan.

Gazzetta dello Sport raporton se klubi londinez ka hedhur sytë drejt Napolit dhe po tenton të rikthejë Fernando Llorenten. 34-vjeçari u aktivizua dy sezone te Tottenham dhe verën e kaluar u transferua te nënkampionët e Italisë.

Deri tani ia ka dalë të shënojë 4 gola, teksa mund të kalojë në formë huazimi deri në fund të sezonit tek ish-ekipi. Mourinho i beson eksperiencës së spanjollit dhe të dy klubet janë afër arritjes së akordit përfundimtar që do të rikthente Llorenten sërish në Premier League, por fjala e fundit i takon lojtarit.


Shtuar 12.01.2020 13:31