Viti i ri shkollor, Rama uron nxënësit: Suksese dhe mbarësi në rrugëtimin e bukur të dijes!

Ditën e sotme rrth 480 mijë nxënës në systemin parauniversitar nisin vitin e ri shkollor, duke respektuar masat anti-Covid të përcaktuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ka uruar të gjithë nxënësit për një vit shkollor të mbarë.

“MIRËMËNGJES

dhe me zilën e parë që bie për disa nga shkollat e reja të rindërtuara pas tërmetit, uroj përzemërsisht çdo nxënës që nis sot vitin e ri shkollor, shumë suksese e mbarësi në këtë rrugëtim të bukur dijeje për të ardhmen”, tha Rama./albeu.com

 


Shtuar 27.09.2021 08:24