Gjashtë viktima e mbi 100 raste të reja, rëndohet bilanci në Kosovë

Ka shkuar në 124 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë, ku gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 6 persona. Gjithashtu janë konfirmuar më koronavirus 103 persona të tjerë.

Ndërkohë që sot janë shëruar 95 pacientë duke e çuar numrin total deri më tani në 2640.

Po ashtu në Kosovë janë 2708 raste aktive me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur doktori dhe shefi i Departamentit të Mikrobiologjisë, Xhevat Jakupi.

“Janë testuar 459 mostra, prej të cilave 103 raste pozitive dhe janë shëruar 95 pacientë, kurse kanë vdèkur 124 pacientë deri tani”, tha Jakupi. Ndërkohë që numri i víktimave edhe dje në Kosovë ka qenë i njëjtë, ndërsa qeveria ka ndërmarrë një sërë masash kufizuese.


Shtuar 17.07.2020 14:12