Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të emërojë sot tetë emra të
prokurorëve të cilët do të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, e njohur ndryshe si SPAK.
Javën e kaluar, KLP deklaroi se me emërimin e
prokurorëve do të hapë edhe garën për drejtues të kësaj Prokurorie.
Struktura e Posaçme Antikorrupsion është struktura e posaçme që do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Me ngritjen e SPAK-ut do të shkrihet Gjykata për Krime të
Rënda, kompetencat e së cilës do t’u kalojnë gjykatave në rrethe. SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të jenë struktura të specializuara për hetimin e korrupsionit dhe ligji parashikon se BKH-ja do të jetë në varësi të SPAK-ut, por gjithashtu edhe një njësi që kryen hetime të pavarura.
Anëtarët e Spak
Altin Dumani,
prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Arben Kraja,
prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Behar Dibra,
prokuror në Prokurorinë e
Krimeve të
Rënda
Edvin Kondili,
prokuror në Prokurorinë e
Krimeve të
Rënda
Elida Celami (Kaçkini) prokurore në Prokurorinë e Tiranës
Ened Nakuçi,
prokuror në Prokurorinë e
Krimeve të
Rënda
Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit
Klodian Braho,
prokuror në Prokurorinë e
Krimeve të
Rënda
Shtuar më 25/11/2019,
ora 10:15