KLP mblidhet nesër, hapet gara për Kryeprokurorin e ri
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet ditën e nesërme në orën 10:00 për të çelur garën për zgjedhjen e ProkuroritPërgjithshëm.

Kujtojmë se ky post që mbahet aktualisht nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Sipas njoftimit, në mbledhjen e nesërme do të miratohet rregullorja “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, si dhe Miratimi i Rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”.

Po gjatë kësaj mbledhjeje, do të shpallet hapja e procedurës, për pozicionin e ProkuroritPërgjithshëm si dhe do të miratohen magjistratët prokurorë udhëheqës për praktikën profesionale të kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 19:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori