28-vjeçari shqiptar terrorizon gjermanët me automatik lodër

Një 32-vjeçar është kërcënuar pasditen e sotme nga një 28-vjeçar shqiptar me një automatik, pranë Stacionit Qendror Hekurudhor të Düsseldorfit.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, 28-vjeçari shqiptar është vënë në pranga, ndërsa mësohet se arma ka qenë lodër.

Mësohet se shqiptari ka vrapuar pas një grupi prej tre personash, me armën lodër në dorë, duke bërtitur që të gjithë të shtrihen në tokë.

Teksa 32-vjeçari gjerman ishte shtrirë në tokë, ai ka parë automatikun që i drejtohej. Pas kësaj, i dyshuari ka ikur duke qeshur, por është gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes dhe është arrestuar nga policia.

Pas hetimeve ka rezultuar se shqiptari qëndronte në Gjermani pa dokumentacion, dhe pas kësaj ka nisur procedimi penal për kanosje, qëndrim të paligjshëm dhe procedim për kundërvajtje administrative për shkelje të ligjit për armët./Albeu.com/


Shtuar 13.04.2023 21:26