KLP hap garën: Kush janë të interesuarit për Prokuror të Përgjithshëm
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur duke patur në rend të ditës miratimin e kritereve të përzgjdhjes së hapjen e garës për Prokuror të Përgjithshëm. Kjo detyrë mbahet aktualisht në mënyrë të përkohshme nga Arta Marku.

Mësohet se për postin e kryeprokurorit kanë shprehur interes për të garuar disa prokurorë, madje dhe kryeprokurorja aktuale e përkohshme Arta Marku.

Mësohet se përveç kandidimit të Arta Markut, prokurorët e tjerë që pritet të garojnë për këtë post janë Olsian Çela, Adnan Xholi dhe Plarent Ndreca.

Gjithashtu një nga pikat e tjera të rendit të ditës nga KLP është edhe miratimi edhe rregullorja për vlerësimin e kandidatëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.
Shtuar më 19/03/2019, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori