Klosi tha se valët e muzikës përhapin Covid-19, Spiropali jep versionin e saj
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka komentuar deklaratën e pazakontë të Ministrit të Turizmit, Blendi Klosi, i cili pak ditë më parë tha se “valët e muzikës përhapin covid-19”.

E ftuar në ‘Report tv’, ministrja fillimisht ka dashur ta shmangë këtë përgjigje, por gjithsesi tha se nuk ka një studim që e vërteton një deklaratë të tillë.

“Ka një shprehje të bukur që thotë se edhe lumi nuk është njësoj. Nuk besoj se shpresoni të merrni dy herë të njëjtën deklaratë në këtë studio.

Nuk mund as të jesh dakord as të mos jesh dakord mbi një çështje për të cilën nuk ke asnjë ekspertizë.

Sigurisht që nuk ka një studim. S’besoj se pretendoni nga Klosi ekspertizë me këtë çështje”, tha Spiropali.
Shtuar më 02/10/2020, ora 19:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori