Klosi për skandalin e fëmijëve në Shkodër: Të dënohet çdo shkelës ligji
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi ka reaguar sonte pas skandalit të publikuar nga ana e Prokurorisë së Shkodrës për Rezidencën e Fëmijëve në qytetin verior.

Nga hetimet e prokurorisë rezulton se 3 vajza në këtë Shtëpi Fëmije janë përdhunuar seksualisht si shkak i neglizhencës së stafit aty.

Klosi tha se dënon çdo shkelës ligji dhe e mbështet hetimin e prokuorisë.

Reagimi i Klosit

Dënoj me forcë rastin e rëndë të ngjarjes në Qëndrën Rezidenciale të fëmijëve pranë Bashkisë Shkodër. Nxis hetimin e plotë të asaj që ka ndodhur nga ana e Prokurorisë. Cdo dhunues fëmije, të marrë ndëshkimin e ligjit. Është rasti ti kujtoj cdo bashkie, përgjegjsinë prioritetare për sigurimin e standarteve më të larta për trajtimin e fëmijëve. /Albeu.com/
Shtuar më 18/05/2016, ora 22:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori