Klosi: Nese LSI firmos me PD-ne, largohemi
Albeu.com
Firmosja e marrëveshjes me Sali Berishën do t'i kushtojë kreut të LSI-së Ilir Meta humbjen e 5 anëtarëve të kryesisë së partisë. Fatos Klosi i njohur si një prej kritikëve më të fortë të aleancës së LSI-së me PD-në, ka deklaruar se 5 anëtarët e kryesisë do të largohen nga partia nëse zyrtarizohet marrëveshja me PD-në.
Por nga ana tjetër Fatos Klosi ka mohuar çdo lloj bashkëpunimi me PS-në
Pak ditë më parë 5 anëtarë të kryesisë së LSI-së i kërkuan Ilir Metës të mos firmoste marrëveshjen për bashkëqeverisje me Sali Berishën , duke theksuar se kjo aleancë nuk është pjesë e misionit për të cilin u ngrit LSI-ja.
Shtuar më 25/08/2009, ora 00:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori