Ish-kreu i SHISH, Fatos
Klosi, thotë se Basha dhe Rama kanë rënë dakord dhe
zgjedhjet lokale do të shtyhen për në vjeshtë.
Në studion e emisionit "360 Gradë" në RTV Ora ai deklaroi se
zgjedhjet lokale të përcaktuara për tu mbajtur në 30 qershor do të mbahen në
tetor.
Megjithatë
Klosi thotë se PD do të humbë sërish, por nuk ndan të njëjtin mendim me të avokati
Gjokutaj.
Klosi:
Zgjedhjet do të bëhen në
tetor, kanë rënë dakord.
Zgjedhjet lokale, të Kuvendit mbase janë vitin tjetër. Do bëhen në
tetor dhe kanë rënë dakord. Në gjithmonë kemi "ngrënë" me njëri-tjetrin dhe pastaj kemi dalë bllof se të tjerë vendosin dhe ne bëjmë debate.
Gjokutaj: Po të ishte opozita në parlament do të shtyhej dhe po të mos ishte bërë protesta do të shtyheshin
zgjedhjet? Ma thuaj këtë.
Klosi: Prapë do ta hajë ai në zgjedhje.
Gjokutaj: Prisni, avash.
Klosi: Po mirë, nëse di ndonjë gjë na e thuaj.
Gjokutaj: Ky është produkti i protestës.
Shtuar më 14/05/2019,
ora 08:41