Klosi i thotë do dalësh nga hoteli, Ardi Daullxhiu i jep përgjigjen epike (VIDEO)
Rama ka qenë sot për drekë në kompleksin “Fafa” në Durrës, me familjet e prekura nga tërmeti qe janë strehuar në hotel që prej 26 Nëntorit dhe bashkë me ministrat e tij.

Ndër banorët që i është prishur shtëpia është edhe një personazh që është bërë i njohur në “Zonë e Lirë”, Ardi Daullxhiu.

Në tavolinë me të është ministri, Blendi Klosi i cili ndër të tjera i thotë se “hotelet do bëhen gati për sezonin turistik kështu që avash avash duhet të lëvizin prej andej”. Klosi e orienton Daullxhiun se duhet të shkojë në bashki dhe të kërkojë kredi ose qira.

“Po s’na e var kush more vlla. Ku të shkojmë, s’na e var njeri ne”, shprehet ai. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2019, ora 14:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori