Klosi i prerë: Makinat e prodhuara para vitit 2009 s’do lejohen të hyjnë në Shqipëri
Ministri
Klosi ka komentuar i ftuar në News 24 nivelin e ndotjes së
ajrit në
Shqipëri, ku ndër të tjera ka thënë se makinat më të vjetra se 10 vite nga data e prodhimit nuk do
lejohen të hyjnë në
Shqipëri.
“Do ndalojmë importimin e makinave që janë më të vjetra se 10 vite nga data e prodhimit. Makinat e prodhuara para vitit 2009 nuk do
lejohen të hyjnë në
Shqipëri.
Kjo bëhet për pastrimin e
ajrit dhe reduktimin e
ajrit të ndotur.
Një makinë e vjetër harxhon 4 herë më shumë se një makinë e re dhe kjo nuk është në favor të qytetarve, përveç faktit që ndotin dhe ambientin”- tha ministri
Klosi. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2018,
ora 21:52