Klosi flet nga Shkodra: Do rrisim pensionet
Në ditën e të moshuarve, ministri Blendi Klosi ishte në Shtëpinë e të moshuarve në Shkodër, me të cilët kaloi edhe këtë vakt. Nxenesit e Arsimit dhe Formimit Profesional të këtij qyteti, u vunë sot në shërbim të të moshuarve, duke iu gatuar dhe kryer shërbime estetike.

moshuarve iu dhuruan lojëra shahu e domino, veshje të qepura posaçërisht për të moshuarit nga nxënësit e arsimit profesional. Ministri Klosi duke kujtuar detyrimin e shtetit dhe shoqërisë për t'ua bërë më të lehtë pleqërinë, deklaroi se qeveria do të rrisë pensionet, përmes riindeksimit të tyre.

Ministri Klosi në mënyrë simbolike vuri tullën e parë të rikonstruksionit të Shtëpisë së të Moshuarve Shkodër, investim i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, prej 250 milionë lekësh.

Investime po nisin paralelisht edhe në Shtëpitë e të Moshuarve në Poliçan dhe Palasë. "Të moshuarit, janë çdo ditë nën vëmendjen dhe përkujdesin e Ministrisë dhe qeverisë", deklaroi ministri Klosi, duke ju uruar nga Shkodra të moshuarit në ditën e tyre. /albeu.com/



Shtuar më 01/10/2016, ora 15:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori