Klosi: Dosja “Habilaj” është nxjerrë qëllimisht nga pala italiane
Pëlqej
Për ish-drejtuesin e Shërbimit Informativ, Fatos Klosin, dosja prej më shumë se 416 faqesh që vulosi fatin e Moisi Habilajt dhe bandës së tij që përmend edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është dorëzuar në gjykatë, nuk duhej të dilte në media.

Klosi thekson se publikimi i kësaj dosjeje në media, është disi e ngatërruar dhe të krijon bindjen se është nxjerrë qëllimisht.

“Mua më bën të jem pak skeptik, pasi kjo dosje është nxjerrë qëllimisht nga pala italiane”,-tha ai.

Grupi i trafikantëve të arrestuar nga policia italiane për 3.5 tonë hashash ishte vënë prej kohësh nën pergjim.

Moisi Habilaj, bashkëpunëtorët e tij shqiptarë dhe italianë kanë tashmë një dosje prej 416 faqesh me fakte dhe biseda të përgjuara, ku ata përmendin emra dhe para dhe që është baza e vendimit të Gjykatës së Katanias për burgosjen e tyre./albeu.com/

Shtuar më 18/10/2017, ora 22:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori