Klotilda Gjata: Eshtë shpifur ndaj meje, ja Dëftesa e Pjekurisë (FOTO)

Dëftesa origjinale e Pjekurisë e Klotilda Gjata (Naço) (Faqja e parë). Shihni numrin e Amzës.
Drejtoresha e Shkollës "Petro Sota" në Fier, Klotilda Gjata (Naço) ka reaguar përmes Portalit Albeu.com duke hedhur poshtë akuzat e bëra disa ditë më parë në emisioni "Kaktus" në News 24 ku pretendohet se ajo posedon diplomë fallso pasi nuk ka kaluar provimet e pjekurisë dhe si pasojë, edhe diploma e mësuesisë është e falsifikuar.

Emisioni në fjalë, denoncon drejtoreshën bazuar në një dëftesë, e cila sipas të akuzuarës Gjata është fallco pasi përveç pavërtetësisë në nota, edhe numri i amzës "3685" është i gabuar.

Sipas dokumentit origjinal që ka siguruar Portali Albeu.com, numri i amzës i Klotilda Gjata (Naço) është 3689 dhe jo 3685, siç shihet në dëftesën e shfaqur nga emisioni dhe që mund të shieht sipër, fotografia numër 3.

Bazuar në dokumentacionin origjinal (foto 1 dhe 2), Klodiana Naço ka mbaruar shkollën e mesme normalisht si dhe ka kaluar me sukses tre provimet e pjekurisë, dokumenta të cilat mund të shihen më sipër. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori