VIDEO/ I vodhi me forcë çantën adoleshentes në mes të rrugës në Berat, arrestohet 24-vjeçari

Një 24-vjeçar, me precedentë të mëparshëm penal, është arrestuar nga policia e Beratit, pasi i vodhi me forcë çantën e dorës një vajze të mitur.

Policia ka publikuar videon nga moment ku 24-vjeccari ndjek nga mbrapa vajzën e re, i merr me dhunë çantën dhe largohet me vrap në errësirë.

24-vjeçari rezulton të jetë dënuar dy herë më parë, për vjedhje.

Njoftimi i policisë

Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Dark”.
I vodhi me dhunë, çantën e dorës, një shtetaseje së mitur, falë veprimeve të shpejta nga Policia, brenda pak orësh, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.
24-vjeçari, i dënuar dy herë më parë, për vjedhje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, menjëherë pas njoftimit për një rast të vjedhjes me dhunë, në lagjen “30 Vjetori”, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të strukturave të Komisariatit të Policisë Berat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Dark”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 24 vjeç, banues në Berat, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.
Nga pamjet filmike dhe provat e tjera të siguruara nga Policia, ka rezultuar se ky shtetas i ka vjedhur me dhunë, çantën e dorës, një shtetaseje të mitur.
Çanta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
/albeu.com/