“Luftuam për mure dhe karrige”, Basha kërkon ndjesë: Nuk kam ardhur sot të shtirem para demokratëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Balla kërkoi ndjesë publike gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD.

Basha u shpreh se në PD luftuan për mure dhe karrige dhe jo për qytetarët.

“Bashkëatdhetarët tanë e kanë humbur shpresën. Ata kthyen sytë nga qeveria por nuk shohin shpresë. Unë e di që i kthyen sytë nga ne, dhe pritën të bëheshim zëri i tyre. Por ne luftuam njëri-tjetrin në vend që të luftonim për njerezit. Për ju. Ne luftuam për mure dhe godina, në vend që të luftonim për shtëpitë e boshatisura të shqiptarëve. Për shtëpitë tuaja. Në luftuam për karrike dhe zyra, në vend që të luftonim për vende pune për të rinjtë dhe të rejat tona. Për mirëqenien tuaj. Ne ju lamë në mëshirën e një qeverie që i keqtrajton demokratët, i demotivon të rinjtë, i përçmon shqiptarët. Në mëshirën e një qeverie që ju abuzon përditë. Do ishte e lehtë të bëja atë që bëjnë të tjerët prej vitesh, të hidhja fajin diku tjetër, të fajësoja këdo. Por kjo do të ishte hipokrizi. Do të ishte shtirje. Nuk kam ardhur sot të shtirem para demokratëve. Sot, unë ju kërkoj ndjesë të thellë demokratëve, dhe në emër të demokratëve, në emër të Partisë Demokratike i kërkoj ndjesë shqiptarëve.

Arsyeja pse jemi këtu bashkë, arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që t’ju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi pse ekzistojmë është që t’ju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre. Dhe këto do të jenë udhërrëfyes i rrugës së re që nisim bashkë sot”, tha ai.

 

 


Shtuar 2.09.2023 12:15