Klodi Lesi kërkon falje publike në Greqi: Nuk e di si arrita deri këtu
Përmes njërës prej gazetave më të mëdha në Greqi, Klodi Lesi kërkon falje publike. Në mesazhin në fjalë, ai bën me dije se nuk e di sesi ka përfunduar në këtë akt të rëndë, duke shprehur keqardhje në të njëjtën kohë dhe ndaj familjes së ish gruas. Klodi Lesi ka dërguar një mesazh publik, përmes të cilit kërkon falje për vrasjen e ish-bashkëshortes.

Përmes avokatit të tij, shqiptari i ka dërguar një mesazh gazetës greke "Protothema" ku shkruan: “Keqardhje për aktin që kam bërë, i kërkoj falje familjes së gruas time dhe shoqërisë. Nuk e di se si erdha deri në këtë situatë. As unë nuk mund ta kuptoj, e gjithë rrjedha e jetës sime në Greqi ishte shembullore në çdo aspekt”.

Ky ka qenë mesazhi që 34-vjeçari Klodi Lesi ka dashur të ndajë me opinionin publik, përmes njërës prej gazetave më të mëdha në Greqi. Ai akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij greke në datën 6 janar 2016. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i tij, i cili është i caktuar nga shteti, është shprehur se Klodi vijon të jetë në një gjendje të rënduar psikologjike. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2016, ora 10:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori