Klodi Lesi: Jeta ime ka marrë fund
Pas arrestimit, Klodi Lesi është dërguar në polici ku ka dhënë dëshmitë e para përpara hetuesve.

Sipas portalit grek “news.gr”, 35-vjeçari shqiptar ka shfaqur pendesë para prokurorëve të çështjes. Ai e ka pranuar krimin, madje është shfaqur në gjendje mjaft të rënduar psikologjike.

“Ajo që bëra ishte e tmerrshme, nuk duhet ta kisha bërë. Jeta ime ka marrë fund, nuk dua më të jetoj. Shkatërrova fëmijët e mi”, ka thënë Lesi.

Ai u dërgua në qeli duke u monitoruar nga ana e policisë për shkak të rrezikut për të kryer vetëvrasje.

Klodi Lesi më tej zbuloi se kërkonte të largohej drejt Shqipërisë së bashku me djalin e tij katërvjeçar, mirëpo për shkak të postblloqeve nuk kishte mundur të ikte.

Ndërkaq në Greqi ka patur akuza të shumta për policinë, e cila për 18 ditë nuk e ka kapur dot Lesin, i cili ndodhej vetëm 1 km larg vendit të krimit. /Albeu.com/
Shtuar më 24/01/2016, ora 21:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori