Klinton, lobing per pavaresine e Kosoves
Albeu.com
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton është përfshirë direkt në lobingun e autoriteteve kosovare për njohjen e pavarësisë. Kështu shkruajnë mediat serbe, sipas të cilave Klinton dërgon zyrtarë të DASH që të shoqërojnë ...... autoritetet kosovare kur bëjnë vizita në vendet që nuk e kanë njohur ende pavarësinë. Sipas burimeve, aktualisht Klinton po punon që vendet të mos votojnë pro rezolutës serbe në OKB, për rifillimin e negociatave për statusin. Burimet shtojnë më tej se vetëm pak ditë më parë, Klinton u ka telefonuar kryeministrave të shteteve Antigua dhe Barbude, në ishujt e Karaibeve, duke u kërkuar që të shqyrtojnë njohjen e Kosovës.
Shtuar më 16/07/2010, ora 11:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori